Të dëgjosh muzikë në shtatëzani i bën mirë bebes. Ndaj “Ritmo Advanced Pregnancy Sound System” është risia e fundit teknologjike për gratë në pritje të lindjes së një bebeje.
Në formën e një rripi, ai vendoset përreth barkut të nënës dhe i mundëson bebes të dëgjojë muzikën e preferuar.
Muzika është shumë e shëndetshme për fetusin dhe bebet e sapolindura.
Studimet e fundit tregojnë se dëgjimi i muzikës, sidomos asaj klasike gjatë shtatëzanisë i krijon fetusit shumë efekte pozitive, duke i stimuluar kujtesën, kapacitetin e përqëndrimit dhe koordinimin.
Kjo risi e quajtur shkurt ‘Ritmo’, e sjellur në treg nga agjensioni amerikan Nuvo, i mëshon pikërisht tezës që bebja në barkun e nënës duhet të dëgjojë muzikë. Kjo realizohet nëpërmjet lidhjes së rripit me një Ipod ose lexuesi MP3 dhe katër altoparlanteve të vegjël të cilët nuk sjellin asnjë problem për beben.

