15.01.2015 - Dëgjimi i këngëve të preferuara lehtëson dhimbjen e pas operacionit te fëmijët.
Sipas një studimi të Spitalit të Fëmijëve të Cikagos, pacientët e vegjël që dëgjojnë muzikë pas një operacioni të vështirë, kanë më pak dhimbje.
Drejtuesi i studimit, Dr Santhanam Suresh tha: “Terapia audio duhet të merret parasysh nga spitalet si një strategji për zvogëlimin e dhimbjeve pas operacionit te fëmijët.”
Studimi thotë se është shumë e rëndësishme të merren në konsideratë edhe rrugë të tjera përveç medikamenteve për lehtësimin e dhimbjes, pasi ilaçet shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje te të vegjëlit.
Burimi: Top Channel

