26.01.2012 - Materniteti “Koco Glozheni” ne Tirane shenoi te merkuren e 25 janarit nje lindje te rralle. Ne kete spital per here te pare mjeket obsteter-gjinekologe te tiranes asistuan ne lindjen e nje nene te re, e cila ishte prekur nga virusi HIV/Pozitiv, ky operacion ishte me rrezikshmeri te larte edhe per ta.
35 vjecarja nga veriu i Shqiperise vendosi bashke me stafin mjekesor qe te lind foshnjen e saj pavaresisht se eshte bartese e virusit vdekjeprures.
Prej 9 muajsh nena shtatzene u trajtua nga klinika ambulatore prane spitalit infektiv ne Tirane, Ndersa ne ditet e fundit te shtatzenise, nje ekip i tere mjekesor u kujdes qe gjithcka te shkonte mire ne sallen e lindjes, si per nenen ashtu edhe per beben e saj, nje foshnje e seksit femer plot 4 kilograme.
Vetem pas 6 muajsh do te mund te mesojme nese femija do te rezultoje ose jo bartes i virusit HIV. E ndersa shtetet e zhvilluara evropiane ia kane dale mbane me sukses deri ne fund me raste te tilla, do te mbetet te shohim nese edhe mjekesia shqiptare dhe kjo nene e re bashke me foshnjen e saj do ta kalojne me te njejtin sukses sproven, ku rezultati qe pritet eshte nje femije i shendetshem pa virusin Hiv/Aids./infoalbania/

