15.10.2012 - Sipas studimit te Insitutit Kombetar te Shendetit, Projekti pilot konsistoi ne studimin e 1200 grave nga 18-44 vjec dhe te partnereve te tyre. Konkluzioni i dale nga ky institut eshte qe: gjysma e femrave duhanpirese donin dyfishin e kohes per te mbetur shtatzene, ne krahasim me ato qe nuk pinin.
Mjeket nenvizojne, qe te pakten duhanpiresit duhet te menjanojne duhanin gjate kohes qe duan te bejne nje femije. Ky studim do te vazhdoje edhe gjate vitit qe vjen, kur gjate kesaj kohe do te studiohen edhe rreth 20.000 persona Duhanpireset kerkojne dyfishin e kohes se grave, qe nuk konsumojne duhan, per te mbetur shtatzene, sipas nje studimi te fundit te Institutit Kombetar te Shendetit dhe Kerkimit Mjekesor ne France (Inserm).
“Rezultatet e para te studimit konfirmojne efektin negativ te duhanit mbi fertilitetin, efekt ky qe eshte pohuar edhe nga ekipe te tjera evropiane”, thuhet ne nje komunikate te Inserm. Projekti pilot konsistoi ne studimin e 1200 grave nga 18-44 vjec dhe te partnereve te tyre. Konkluzioni i dale nga ky institut eshte qe: gjysma e femrave duhanpirese donin dyfishin e kohes per tembetur shtatzene, ne krahasim me ato qe nuk e pinin. Por keto efekte negative te duhanit nuk ndikojne vetem tek grate, por edhe tek burrat. Mjeket nenvizojne, qe te pakten duhanpiresit duhet te menjanojne duhanin gjate kohes qe duan te bejne nje femije. Ky studim do te vazhdoje edhe gjate vitit qe vjen, kur gjate kesaj kohe do te studiohen edhe rreth 20.000 persona. Semundjet Studimi eshte kryer ne France dhe sipas te dhenave mesohet se numerohen rreth 14 milione konsumatore te duhanit.
Me shume se 12 milione persona jane duhanpires te rregullt. Ne kete grup bejne pjese te gjithe ata te cilet pine me shume se nje cigare ne dite, ku 33 per qind e zene meshkujt, ndersa 26 per qind jane femra. Sipas anketes, nga 17-vjecaret e pyetur, kater ne dhjete deklarojne se pine duhan disa here ne muaj. 19-vjecaret e pyetur deklarojne se nje ne dy vete pi rregullisht duhan cdo dite. Po sipas kesaj ankete te kryer nga instituti francez mesohet se, perqindja e duhanpiresve eshte ne rritje kryesisht tek 35-vjecaret. Pirja e duhanit njihet se ka sjelle vdekshmeri te larte ne bote, ndersa ne France mesohet se kjo droge ka vrare me shume se 60 mije vete ne vit.
Nikotina eshte vrasese per shendetin, ku ata qe pine me shume se 20 cigare ne dite jane me te rrezikuarit. Nikotina eshte pergjegjese edhe per anomalite e tipit, si infarkt i miokardit, pasi demton rende zemren. Kanceri ne mushkeri eshte nje semundje fatale dhe fajin per kete duket se e ka duhani. Shkencetaret thone se sikur duhani te eliminohej, rastet e kancerit ne mushkeri do te pakesoheshin deri 90 per qind. Ata thone se kanceri i mushkerive tani ka filluar te behet me i shpeshte edhe mes personave qe nuk pine duhan.
Gjate 10 vjeteve te fundit, shtimi i rasteve te tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se keta persona, megjithese nuk pine duhan, punojne, ose jetojne ne mjedise ku pihet duhan. Lenia e duhanit sipas anketes, mbi 60 per qind e duhanpiresve kane bere te pakten nje here nje tentative per ta lene duhanin. Nderkohe qe gjate tre viteve te fundit, vetem dhjete per qind e atyre, qe kane bere nje tentative per ta len duhanin, ia kane arritur. Ekspertet thone se nese duhani eliminohet, pra nese lihet duhani, atehere edhe ata qe nuk pine duhan nuk do te ishin me ne rrezik prej tij. Sipas tyre, me nje hap te tille, rastet e kancerit te mushkerive mund te pakesoheshin deri ne 90 per qind.
Analiza e re per te zbuluar sasine e nikotines nese femijet, apo adoleshentet pine duhan jashte vullnetit te prinderve, tani mund te zbulohet fare lehte. Nje analize e re zbulon saktesisht nese nje person ka pire apo jo duhan. Pajisja per kryerjen e kesaj analize quhet Tobacalert, qe shitet ne farmaci pa recete dhe me saktesi tregon nivelin e kotines ne urine. Kotina eshte nje nen substance e nikotines. Gjate nje pune kerkimore ne kete klinike ne Rino te Nevades, grate shtatzena kryejne rregullisht kete lloj analize per te diktuar nese jane ekspozuar ndaj tymit te duhanit.
Analiza i ndihmon nenat per te dalluar nivelin e nikotines ne urine dhe gjithashtu i ben ato me te hapura ne bisedat ndaj te keqijave qe sjell duhani. Gjithashtu, keto lloj analizash tani perdoren edhe ne rastet e divorceve, kur njeri prind kerkon kujdestarine e femijes, duke u ankuar se femija eshte ne rrezik shendeti, pasi prindi tjeter pi duhan. Tobacalert ka filluar te perdoret ne bote edhe nga ndermarrje private ndaj punonjesve te tyre. Puna dhe Statistikat tregojne se nje person qe pi duhan, mungon nga puna per arsye shendetesore mesatarisht 18 dite ne vit, ndersa nje agjensi sigurimesh shendetesore mund te kurseje rreth 3 mije e 500 dollare ne vit nese nje person i siguruar nuk pi duhan.
Mohimi qe ka shume njerez, qe nuk e pranojne se pine duhan, madje edhe kur shkojne tek mjeku ngulin kembe, duke thene se nuk pine duhan. Nje sjellje e tille eshte e rrezikshme, vecanerisht ne rastet e grave shtatzena. Ekspertet thone se femijet jane me te pambrojturit ndaj tymit te duhanit.
Mbajtja e femijeve ne mjedise ku pihet duhan mund te behet shkak per semundje te tjera me te rrezikshme. Tymi i leshuar nga te tjeret, tek femijet behet shkak per infeksione te ndryshme./femerore/

