Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Në tri qytete gjermane, fëmijët e parë të lindur në vitin 2013, shqiptarë

08.01.2013 - Fëmijët e parë që kanë lindur menjëherë pas mesnatës dhe orët e para të viti 2013 në Gjermani kanë qenë kryesisht nga familjet emigrante. Pjesa më e madhe e tyre janë turq, ndërsa në tri qytete fëmijët e parë ishin shqiptarë.

Fëmija i parë në spitalin Bobingen/Schëabmünchen është Diar Vllahiu, me origjinë nga Kosova, transmeton INA.

Marigona Vllahiu, nënë e tre fëmijëve kishte pritur deri në minutat e fundit në shtëpi ku më vonë luti bashkëshortin e saj ta dërgoj në spital për të lindur.

Në qytetin Volkmarsen në ora 01:02 minuta më datën 1.1.2013 për së pari e pa dritën fëmija tjetër me origjinë nga Kosova Loriku, fëmija i katërt i Hasijes dhe Hasan Sllatinës. Të pranishëm në spital ishin edhe 3 fëmijët tjerë Aurela 12 vjeçare, Aulanga 9 vjeçare si dhe Elkida 4 vjeçare. Ato u gëzuan shumë për vëllanë e tyre të sapolindur dhe shpjeguan se ky ishte viti i ri që i solli gëzimet më të mëdha dhe dhuratën më të mirë për këtë familje.

Në regjionin Ruhr në qytetin Lüne fëmija i parë i lindur në vitin 2013 ishte po ashtu shqiptar, Adijoni. Prindërit Murat dhe Flora Krasniqi thanë se foshnja e tyre doli në kë jetë në orët e para të vitit 2013. Adijoni lindi shëndosh e mirë me një madhësi prej 51 cm dhe peshë prej 3590 gramësh.

Mediat gjermane shkruajnë se këtë vit ishte hera e parë që shqiptarët të jenë në këtë listë./koha.net/

Eda Odesa (13 vite më parë)
Pershendetje. Poashtu ne gjermani ne qytetin delmenhorst limdi goca e dajes tim ishte e para qe lindi ne vitin 2013 melina dervishaj. Ne te gjitha gazetat gjermane shkruan qe viti 2013 ka qene viti i shqiptarve.
Anoda (13 vite më parë)
Edhe Melina bebushe shqipatre eshte femija i pare ne nje qytet afer Bremenit :)

/komuniteti