Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nataliteti i ulët, mbyllen shkollat në Maqedoni

27.08.2013 - Nataliteti i ulët, emigrimi janë kryesisht shkaqet kryesore që në shkollat fillore numri i nxënësve edhe për këtë vit është i vogël.

Për vitin e ri akdemik 2013-2014 në klasën e parë janë regjistruar 20.774 fëmijë, numër që tregon për rënie të numrit të nxënësve në shkollat e Maqedonisë.

Sipas ministrit të arsimit dhe shkencës Spiro Ristovski, në 5-6 vitet e fundit ka mesatarisht 500-700 nxënës të klasës së parë, për të mos thënë akoma më pak.

" Edhe gjatë këtij viti numri është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar. Deri më tani janë regjistruar 20.774 nxënës të klasës së parë, pasi që regjistrimi vazhdon akoma, pres që numri të rritet. Por, definitivisht do të ketë përsëri më pak të regjistruar në klasën e parë", tha ministri i Ristovski./albeu/

/komuniteti