Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ndryshimet që sjell menopauza

16.12.2011 - Njohja me menopauzën do t’ju ndihmojë që të vlerësoni se çfarë vendimesh shëndetësore do të merrni.Në shumë pyetje nuk ekziston një përgjigje, sepse ajo që për dikë është e saktë, për dikë tjetër është e gabuar.

Por cilat janë pyetjet më të rëndësishme me të cilat përballet çdo grua, e cila ka shkelur në menopauzë. Në botë sot ka gati 500 milionë gra në mes të moshës 40 dhe 59-vjeçare, të cilat janë në kalim në mes të cikleve të rregulla menstruale dhe një viti të tërë pa menstruacione (kështu teknikisht definohet menopauza).

Edhe pse mendohet se bëhet fjalë për gjeneratën më të edukuar të femrave në historinë njerëzore, menopauza për shumicën është një misteri e vërtetë. Ato shumë pak dinë rreth asaj se si ndryshimet në prodhimin e hormoneve, ndikojnë në tru, eshtra, zemër dhe ekspozim ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe çfarë duhet të ndërmarrin.

Mirëpo, studimet tregojnë se ato zonja që dinë se çfarë i pret, shumë më lehtë arrijnë ta mbijetojnë të ashtuquajturën krizë të moshës së pjekur. Në menopauzë keni hyrë vetëm atëherë kur për një vit të plotë nuk keni menstruacione. Konsiderohet si plotësisht normale nëse kjo ndodh mes moshës 40 dhe 58-vjeçare, edhe pse në botën industriale, mesatarja është 51.4 vjet. Se kur saktësisht ndodh kjo, varet nga gjenetika dhe mënyra e jetesës.

Valunzet – çfarë në të vërtetë ndodh në organizëm gjatë kohës së valungave?

Nxehtësia shtrihet nga torzo e lartë dhe e përfshin tërë fytyrën, përcillet me puls të shpejtuar dhe ndjenjën e shqetësimit. Kjo ndodh disa herë në ditë, por mundet edhe çdo orë. Rregulla nuk ka.

Femra ndihet sikur digjet, por temperatura e saj e brendshme nuk ndryshon. Në të vërtetë, nxehet vetëm sipërfaqja e lëkurës, kështu që temperatura nganjëherë rritet edhe për shtatë gradë, edhe pse kjo rritje më së shpeshti varion nga një deri në katër gradë celsius. Temperatura kryesisht ulet për disa minuta, edhe pse tek disa gra, valungat zgjatin edhe nga gjysmë ore. Prapë, koha mesatare e zgjatjes është nga 30 sekonda deri në 5 minuta.

Nëse valungat u mundojnë në vendin e punës, ja çfarë duhet gjithmonë të keni pranë vetes:

Një pako të pallomave të lagura, në mënyrë që të mund të freskoheni në tualet;

Një bluzë të pastër që të ndërroheni nëse jeni djersitur disa herë;

Një shishe parfumi që të ndiheni më këndshëm kur ndërroheni;

Një qese të plastikës në të cilën do t’i ktheni në shtëpi rrobat e lagura.

Sytë – kur duhet të shkoni tek mjeku i syve

Nëse vëreni se të parët e keni të dobët dhe keni vështirësi për të lexuar

Ju paraqitet fotoja e dyfishtë (njëra afër tjetrës, njëra mbi tjetrën, apo njëra përtej tjetrës)Shihni ndryshe në njërin sy

Ju paraqiten gjëra të pazakonta në fushën e shikimit: pika, hije apo gjësende që fluturojnë

U zvogëlohet të parët qendror apo periferik

Ndjeni dhimbje në sy

Keni të parët të mjegulluar apo shihni vija të drejta të cilat mbështillen apo u duken të shtrembëruara.

Pse sytë bëhen aq të thatë dhe të ndjeshëm?

Sytë e thatë ndoshta është njëri nga ndryshimet e para që do ta vëreni në menopauzë. Ndieni sikur keni rërë në sy, pasi nuk prodhoni lot të mjaftueshëm apo këta lot thahen shpejt. Nganjëherë kjo është shkaktuar nga plakja apo çrregullimi në funksionimin e gjëndrave të lotëve apo nga ndonjë sëmundje.

Shumë femra kanë zbuluar se problemin mund ta zgjedhin me ndryshimet në mjedisin jetësor dhe në shprehi. P.sh. do ta keni më të lehtë nëse e zvogëloni ekspozimin ndaj ndotësve (tymi i duhanit, smogu…), nëse nuk qëndroni shumë në hapësira të klimatizuara apo vetura, dhe nëse i ruheni fenit.

Eshtrat – a mund t’i mbrojmë ato?Pas menopauzës, femrat më shumë janë të ekspozuara ndaj osteoporozës, (hollimit të eshtrave) për çka ato janë më të ekspozuara ndaj thyerjeve. Estrogjeni është tregues i humbjes së masës eshtërore: me rënien e nivelit të saj, zvogëlohet edhe masa eshtërore, nganjëherë edhe për 20 për qind në vitet rreth menopauzës.

Edhe pse nuk ekzistojnë garanci se falë ndryshimeve në mënyrën e të jetuarit do të kurseheni nga osteoporoza, me këtë ndjeshëm do të përmirësoni gjasat se do të ruani eshtra të shëndoshë. Me mënyrë të shëndetshme të të jetuarit, nuk keni çfarë të humbni, ndërsa mund të fitoni shumë.

Me ndryshimet do të rrisni edhe dendësinë e eshtrave dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Kjo para së gjithash nënkupton që në ditë të konsumoni nga 1200 deri në 1500 mg kalcium dhe 400 njësi internacionale të vitaminës D, sepse këto sasi janë të domosdoshme për të gjitha femrat e kësaj moshe.

Rrisni konsumimin e pemëve dhe perimeve, drithërave integralë, prodhimet e qumështit me përqindje të ulët të yndyrës, sojë, sardele, salmon, dhe badem. Dhe natyrisht, duhet të merreni me aktivitete fizike, para së gjithash me shëtitje dhe ecje të përditshme.

/komuniteti