Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Në Mitrovicë foshnja 11 muajshe mbytet në basenin me ujë

Një foshnjë 11 muajshe e gjinisë femërore(E.H) ka vdekur në një basen me ujë që ishte në ballkonin e një banese në Mitrovicë. 

Burime të kp-së bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ku fëmijët më të rritur janë larë në basenin e gomës që gjendej në ballkon e të cilët kanë dalë e kanë harruar derën hapur. 

Foshnja ka shkuar barkas në ballkon, ka arritur ë futet në basenin me ujë dhe ka gjetur vdekjen pasi që është ngufatur në ujë. 

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

 

Burimi: KOHA

Fatima Veliu (11 vite më parë)
All - llahu ja paste lehtesuar dhenjen e shpirtit, sa shume qe mu ka dhimte. All - llahu mos na sprovofte me kso raste. Po te coptohet zemra.
Nena e Sumejes (11 vite më parë)
All.Ahu ju shtoft sabrin. Sa fshtir me humb nje engjell . Larg qoft. Po ka qen e caktuar ashtu me vdek ka shku e ka gjete vete vdekjen e saj oh zot..

/komuniteti