Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Në Spitalin e Ferizajt vdes nëna me fëmijën e saj

24.05.2017 - Një grua shtatzënë bashkë me foshnjën e saj vdiqën mbrëmë në Spitalin rajonal të Ferizajt.

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt mbrëmë ka vdekur një nënë shtatzënë bashkë me foshnjën e saj.

Bajram Syla, shefi i Repartit të Gjinekologjisë në këtë spital tha se shtatzëna kishte probleme me zemrën. “Pacientja ka ardhë në spital me arrest kardiak që është ndalje e zemrës dhe është mundu me u reanimu në Emergjencën e Ferizajt, ndërkohë është thirrë gjinekologu kujdestar me konfirmu gjendjen e bebes“, tha ai për KALLXO.com.

Doktori Syla tregoi se ekipi mjekësor është munduar ta shpëtojë foshnjën, duke e futur gruan shtatzënë në operacion, por shpëtimi sipas tij ka qenë i pamundur për shkak të komplikimeve kardiake.

Burimi: kosovarja

/komuniteti