Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nëna dhe gjidhënja pas lindjes

Nëna mund të jep gji menjëherë pas lindjes sepse foshnja instiktivisht i kërkon thithkat e gjinjëve (refleksi i thithjes). Qumështi i parë i cili rrjedh nga gjinjtë e nënës është kulloshtra.

Ky qumësht është i pasur me antritrupa të cilët e mbrojnë të posalindurin. Pas rreth tre ditësh nëna fillon prodhimin e qumështit të fazës kalimtare, ndërsa pas pesëmbedhjetë ditësh fillon prodhimin e qumështit të plotë.

Gati secila nënë mund të jetë gjidhënëse, por është e rëndësishme që, që nga fillimi ta vëni foshnjen shpesh në gji, do të thotë sa here që ajo ka uri, dhe jo vetëm sipas rendit. E rëndësishme është që gjiri të shprazet plotësisht sepse kjo e stimulon që të prodhoje sasi të mjaftueshme të qumështit.

Në shumicën e rasteve, pas një jave nëna fillon prodhimin prej 600-800 ml qumësht në ditë.

Në muajt e parë, qumështi nënës i siguron foshnjes, të gjitha për të cilat ajo ka nevojë. Është edhe ushqim edhe ilaç njëkohësisht. Megjithatë, nëse nëna nuk mund të jep gji, mund ta përdorë qumështin pluhur, i cili është më i përafërti me atë të nënës. Kur të mbush foshnja pesë muaj, zorrët e foshnjes janë të afta për tretje dhe për ushqim të fortë.

/komuniteti