21.08.2013 - Depresioni dyshohet se është bërë shkak që një nënë e re 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës me fotoksinë, pak minuta pasi kishte vendosur foshnjën e saj një gjumë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Dërshnik të Korçës ndërsa viktima mësohet se është Elvira Stafa.
Sipas policisë lokale, 24-vjeçarja me origjinë nga Laçi ishte nënë e një foshnje 12 muajsh dhe prej më shumë se një viti ishte martuar në fshatin Dërshnik të Korçës. Dyshohet se 24-vjeçarja e ka paramenduar gjatë aktin e vetëflijimit dhe ka shfrytëzuar një moment kur në shtëpi ka qenë vetëm ajo dhe foshnja e saj.
Mësohet se pasi ka vendosur fëmijën në gjumë, Elvira Stafa ka shkuar në dhomën tjetër dhe ka konsumuar fostoksinë. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur atë në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 24-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetoje. Sakaq polici apo heton shkaqet e ngjarjes./tch/

