Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nënat gjidhënëse nuk duhet të përdorin qetësues | Nga mamia Razije Musa

27.02.2019 - Të dashura nana shumë herë marrë porosi nga ju në lidhje me barnat që guxoni të përdoni gjatë procesit të gjidhënies, së fundmi më kontaktoi një nanë e cila thotë se kishte pasur probleme me tensionin e gjakut, pasi që ka kërkuar ndihmë mjekësore, mjeku i ka përshkruar sedativë dhe barna të tjera.

Unë dua të kërkoj nga ju që të jeni të kujdesshme me barnat që përdorni gjatë gjidhënies.

Një nanë gjidhënëse është mirë të mos marrë sedativë e aq më tepër duke mos pasur kujdes për sasinë, sedativët jepen në raste shumë specifike dhe në përkujdesje mjekësore. Për mua si profesioniste nuk është e nevojshme që një grua me tension të gjakut 140 me 85 të përdorë diazepam dhe diklofen në formë venoze.

Prandaj, bëni shumë pyetje e kërkoni të dini më shumë.

Me dashuri, Razija.

/komuniteti