Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nisin hetimet për keqtrajtimin në Gjinekologji, protestë para klinikës

09.03.2015 - Mostrajtimi i duhur i pacientes, Sabile Krasniqi, gjatë lindjes nga stafi i Klinikës së Gjinekologjisë, ka bërë që një grup i femrave të protestojnë në ditën e Festës së Gruas, raporton KTV.

Të revoltuara me sjelljen e mamive në këtë klinikë, ato kishin zgjedhur 8 marsin ditën kur gratë kërkojnë më shumë të drejta, për të kërkuar përgjegjësi dhe trajtim më human për nënat, të cilat lindin në këtë klinikë.

E sharjet, nënçmimet dhe ofendimet për nënat të cilat lindin në këtë klinikë, sipas protestueseve janë të zakonshme për stafin e Gjinekologjisë. Për të marrë një trajtim të duhur sipas protestueseve nënat duhet të paguajnë para, ose të shkojnë në një nga klinikat private. Kjo protestë është përkrahur edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe disa organizata të tjera.

Njëra nga anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës, e cila me dy vajza të saj kishte dalë në protestë, rrëfen për mënyrën se ishte trajtuar në këtë klinikë.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet për këtë rast. Po ashtu është përfshirë edhe Inspektorati i Shëndetësisë, i cili gjithashtu ka nisur inspektimet për të evidentuar nëse kishte pasur shkelje gjatë trajtimit të pacientes në fjalë.

Kryeinspektorja, Ardita Baraku, nëpërmjet telefonit ka konfirmuar se Inspektorati... ka intervistuar pacienten Sabile Krasniqi, maminë e përfshirë në këtë rast dhe drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë, Myrvete Paçaradën.

Gjithashtu, ky inspektorat ka mbledhur të gjithë dokumentacionin relevant dhe pasi të bëhet shqyrtimi i të gjitha fakteve, sipas Barakut, do të dilet me një raport dhe masat ndëshkuese.

KTV-ja ka tentuar të kontaktonte edhe me drejtoreshën e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Burimi: koha.net

/komuniteti