Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Një kombinim barnash duket premtues kundër tumoreve të kancerit në gji

19.01.2012 - Disa lajme të mira në luftën kundër kancerit të gjirit. Studimi i fundit vjen si një grusht i dyfishtë ndaj kësaj sëmundjeje. Ndër gratë amerikane, kanceri i gjirit është forma e dytë më e zakonshme e sëmundjes. Dhe mes kancereve, vetëm kanceri i mushkërive vret më shumë gra.

Një studim i botuar në “Lancet Oncology” sjell atë që ekspertët e cilësojnë “përparim mbresëlënës në terapinë kundër kancerit.”

Studimi zbuloi se dy barna kundër kancerit- Herceptin dhe Tykerb – kur bashkojnë forcat forcat – ulin ndjeshëm madhësinë e tumorit të kancerit të gjirit.

Gjatë një prove klinike, gra me kancer të llojit “HER2 POZITIVE” u trajtuan me të dyja këto barna njëherësh. Pas gjashtë javësh, tumori i kancerit në gji u zvogëlua 20 përqind më shumë sesa kur barnat merreshin veç e veç.

Herceptin tashmë është miratuar për t’u përdorur në terapi kundër kancerit të gjirit; ndërsa Tykerb është përdorur vetëm për trajtimin e kancerit në shkallë të avancuar. Kjo është hera e parë që këto dy ilaçe vihen së bashku në provë. Dhe sigurisht prova të tjera nevojiten.

/komuniteti