Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Një çerdhe në Fushë Kosovë i ndëshkon fëmijët me privim nga ushqimi

11.12.2017 - Një çerdhe private në Fushë Kosovë ka zgjedhur që fëmijët të cilët i thyejnë rregullat t’i ndëshkojë me privim nga ushqimi. Prindërit e një fëmije ankohen se mësuesja e klasës e ka dënuar djalin e tyre duke mos ia dhënë shujtën ditore. Por drejtoresha dhe mësuesja e mohojnë se kanë dhënë dënime të tilla.

Vetëm pse deshi të ulet në karrigen e shoqes së klasës në kopsht në kohën e drekës pesë vjeçari Drin Rama u dënua nga mësuesja e tij.

Dënimi që mori ishte të mos hante bukë, duke ia ndaluar që atë ditë të merrte shujtën e tij ditore sikurse të gjithë shokët e klasës.

E ëma Arjeta thotë se fillimisht nuk besoi atë që po i thoshte i biri se mësuesja e kishte detyruar që vetëm t’i shikonte shokët duke ngrënë.

Për ta vërtetuar ka biseduar edhe me prindërit e fëmijëve të tjerë të cilët e bindën se djali i saj ishte dënuar në atë mënyrë.

Ajo thotë se kërkoi sqarim nga mësuesja dhe drejtoresha të cilat i kanë thënë se djali i saj ka gënjyer.

Këtë e mohojnë mësuesja dhe drejtoresha e shkollës duke thënë se jo dënim me bukë por se asnjë lloj dënimi nuk praktikojnë kur fëmijët bëjnë ndonjë problem.

Veprimi i mësueses së këtij kopshti e ka detyruar nënën e 5 vjeçarit që ta largojë nga aty derisa është duke menduar të gjejë një vend tjetër.

/komuniteti