Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Një foshnje e braktisur gjendet para spitalit të Vushtrrisë

10.06.2014 - Një foshnje e sapolindur është gjetur e braktisur dje para spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri.

Foshnja e gjinisë mashkullore, është gjetur brenda rrethojës së spitalit nga personeli spitalit, ku pas arritjes së policisë dhe konstatimit se ka të bëjë me foshnje të braktisur, foshnja është dërguar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i spitalit Sheikh Zayed, Dr. Rexhep Kovaçi, për Veriu.info ka konfirmuar se foshnja është gjetur nga personeli i sigurimit, dje rreth orës 16:20. “Pas kryerjes së kontrollit dhe procedurave tjera, foshnja është dërguar në repartin e Neonatologjisë në QKUK në Prishtinë”, ka thënë drejtori i spitalit.

Rastin për portalin Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i policisë, Avni Zahiti, i cili duke iu referuar raportit mjekësor, ka bërë të ditur se foshnja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se hetuesit e Policisë së Kosovës, është duke e hetuar rastin dhe është duke i kontrolluar video incizimet e kamerave të sigurisë së spitalit, ku nga to mund të identifikohet personi që e ka braktisur foshnjën./gazetaexpress/

(12 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
(12 vite më parë)
A mund te jet njeri ai qe ka ber ate gjest?
Rigona ... (12 vite më parë)
E te mjert ata qe e kan bere kete veper te shemtuar,te hudhesh dhuraten ma te vlefshme qe te ka dhen zoti,gjynah
Meri H. (12 vite më parë)
Jau ktheft zoti atyne prindve qe e kan braktis ... Kurr diten e vet mos e pafshin.

/komuniteti