17.09.2014 - Shanset për të jetuar për vajzat dhe djemtë janë përmirësuar ndjeshëm në gjithë botën.
Megjithatë, rreth 2.8 milionë fëmijë në vit nuk kanë mbijetuar në katër javët e para pas lindjes, raporton Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF. Rreth 6.3 milionë fëmijë vdesin para ditëlindjes së tyre të pestë - dy dekada më parë statistikat kanë treguar shifrat që ishin dy herë më shumë .
Sipas UNICEF-it, shumë vdekje mund të parandalohen me masa të thjeshta. Rreth gjysma e të gjitha grave shtatzëna nuk gëzojnë trajtimim minimal shëndetësor. Sidomos shumë gra vdesin, sipas UNICEF-it në Etiopi, Bangladesh, Nigeri dhe në Kenia.
Më tutje UNICEF thotë se çdo fëmijë i tretë vjen në botë pa kujdesin e duhur mjekësor. Lindjet me komplikacione që kanë sjellë lindjet e parakohshme ishin ndër arsyet kryesore pse fëmijët nuk kanë mbijetuar. Sipas UNICEF-it, në Afrikë çdo fëmijë i njëmbëdhjetë vdes para ditëlindjes së tij të pestë; në vendet perëndimore është çdo i 159-ti./albinfo.ch/

