04.05.2015 - Fëmijët 5-6 vjeçarë të cilët ndiqnin një orë televizion në ditë ishin më shumë të prirur të ishin mbipeshë apo obezë krahësuar me fëmijët që shikonin më pak televizion gjatë ditës, sipas një studimi të prezantuar në Shoqërinë Akademike Pediatrike në San Diego.
Në këtë studim u analizuan dhe u krahësuan të dhënat e 11,113 fëmijëve të parashkollorit për dy vite rresht. Rezultatet treguan se fëmijët amerikane te parashkollorit shikonin mesatarisht 3.3 orë televizion ne dite. Këta fëmijë që shikonin 1 orë apo më shumë televizion gjatë ditës kishin masa trupore më të mëdhaja se ata që shikonin 30-60 minuta. Nga ana tjetër, përdorimi i kompjuterit nuk rezultoi të ishte i lidhur me peshë më të madhe trupore.
"Duke parë evidencën e mjaftueshme që lidh mbipeshën me numrin e orëve të ndjekjes së televizionit, pediatërit dhe prindërit duhet të përpiqen të kufizojnë ndjekjen e televizionit në fëmijëri” tha autori i studimit Mark D. DeBoer.
Burimi: Elona Çeço

