Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nuk ka më kohë për familjen

15.07.2013 - Familjet po kalojnë gjithmonë e më pak kohë së bashku sipas një sondazhi të zhvilluar në Britaninë e Madhe.

Prindërit dhe fëmijët kalojnë mesatarisht vetëm 1 orë në ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit si pasojë e kërkesave të jetës moderne. Puna, shkolla dhe kurset e ndryshme bëjnë që familja të mos mblidhet thuajse kurrë në shtëpi.

Madje edhe kur janë së bashku, pjesëtarët e familjes e kalojnë kohën pa folur përpara televizorit apo kompjuterit.

Shumica e 2000 personave të anketuar pranojnë se e vetmja periudhë e vitit kur kalojnë kohë me familjarët është ajo e pushimeve./tch/

/komuniteti