Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Numri i fëmijëve të braktisur për 3 muajt e parë të vitit është i madh në Kosovë!

12.06.2015 - Sipas Agjensionit të Statistikave Kosovë: Numri i fëmijëve të braktisur për 3 muajt e parë të vitit është i madh në Kosovë!

- Në vitin 2012, në 3 muajt e parë të vitit janë braktisur 12 fëmijë;

- Në vitin 2013, në 3 muajt e parë të vitit janë braktisur 9 fëmijë;

- Në vitin 2014, në 3 muajt e parë të vitit janë braktisur 9 fëmijë;

- Në vitin 2015, në 3 muajt e parë të vitit janë braktisur 16 fëmijë!

SOS Fushata "Une jap shprese" ka për qëllim të theksoj rëndësinë e familjes biologjike dhe njëkohësisht rëndësinë e formave të ndryshme të kujdesit familjar (SOS familja, Strehimi familjar, Familjet adoptuese). Kjo fushatë një mujore realizohet në kuadër të fushatës 3 vjeçare “Kujdesu për Mua” që synon ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për rëndësinë e familjes dhe sigurimin e mirëqenies së fëmijëve brenda familjes.

SOS Fshatrat e Fëmijëve beson se të gjithë fëmijët kanë të drejtë në kujdes cilësor, gjë që I jep fëmijëve të drejtë të përjetojnë marrëdhënie positive, të forta, stabile dhe me shumë dashuri, të cilat janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e tyre personal.

“Nëse ekziston një arsye e fortë për të luftuar atëherë ajo është që fëmijët duhet të rriten në familje”

Burimi: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë 

/komuniteti