Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Oksitocini, i njohur si “hormoni i dashurisë” tek meshkujt kthen kujtimet nga fëmijëria e hershme dhe dashurinë për nënën

Oksitocini, i njohur si “hormoni i dashurisë” tek meshkujt kthen kujtimet nga fëmijëria e hershme dhe dashurinë për nënën. Në të njejtën mënyrë, oksitocini, i cili prodhohet në tru, tek meshkujt të cilët me nënën i lidhin kujtimet jo shumë të mira, bën që ata të jenë më kritikë ndaj nënës.

Në këto përfundime erdhi një ekip shkencëtarësh nga Qendra Mjekësore Maunt Sinaj në Nju Jork.

Nga 31 përqind e meshkujve ështe kërkuar që të plotësojnë pyetësorin në të cilin janë përgjegjur në pyetjet se si ndihen kur mendojnë për nënën e tyre, para dhe pas marrjes së oksitocinit.

Pjesëmarrësit të cilët për nënat ruajnë kujtime të bukura, janë ndjerë më “afër” nënës pas marrjes së këtij hormoni.

Efekti ka qenë i kundërt me ata të cilët nuk kanë patur marrëdhënje të mirë me nënat e tyre. Ata kanë thënë që nuk ndihen rehat pas marrjes së oksitocinit.

Studimet e hershme kanë treguar që oksitocina, të cilën organizmi gruas gjidhënëse e prodhon në sasi të mëdha, ka aftësi që të “ngrisë” gjendjen shpirtërore.

“Por, siç mund mund të forcojë emocionet pozitive, ai e bën këtë edhe me ato negativet”, kanë shpjeguar hulumtuesit.

/komuniteti