Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Orari i dhënjes së gjirit

Dhenia e gjirit me orar eshte e dobishme edhe per nenen edhe per femijen. Qumeshti qe pi femija ne cdo vakt perpunohet per rreth 2 ore e gjysem.

Dhenia me rregull e gjirit eshte e rendesishme sa ushqyerja me rregull e te rriturit. Kur femija eshte i shendoshe dhe gjiri jep qumesht te mjaftueshem, ai vetvetiu kerkon te pije me orar.

Ne mes te dy vakteve foshnja pushon, fle qete ose luan. Nena nderkohe ka hapsire per te kryer pune te tjera. Femijet qe jane mesuar te pijne ne menyre te crregullt, jane te shqetesuar dhe kane crregullime ne tretjen e ushqimit.

Kur femija pi me orar, pas nje pushimi prej disa oresh, eshte ne gjendje ta boshatise plotesisht gjirin. Zbrazja e plote e gjirit eshte menyra me e mire per te mbajtur rrjedhjen e mjaftueshme te qumeshtit.

Kur femija vendoset kohe e pa kohe ne gji, gjiri nuk boshatiset plotesisht. Kjo shpie ne pakesimin e qumeshtit dhe ne humbjen e tij. Kur femija vendoset me rregull ne gji, gjiri demtohet me pak.

/komuniteti