Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Përgatituni për sezonin e alergjive

22.03.2012 - Me ditët e para të ngrohta fillon edhe lulëzimi i pemëve, që te personat alergjikë në polen shkakton disa simptoma jo të këndshme, si teshtitja, kapakë të skuqur e të ënjtur të syve, pastaj skuqje në fytyrë dhe në gjithë trupin, lodhje dhe plogështi.

Në zbutjen e këtyre dhimbjeve ndihmojnë ilaçet, por më efikase është vaksina, e cila zbut apo largon simptomat e alergjisë dhe rinitisin alergjik. Personat alergjikë mund të kenë menjëherë probleme në polenin e pemëve.

Me përfundimin e muajit mars dhe me fillimin e muajit prill fillon të lulëzojë bari, e më pas edhe shumë bimë të tjera.

Personat që janë alergjikë mund të kenë probleme që nga fillimi i lulëzimit në fund të marsit e deri në muajin tetor. Alergjia në rastet më të shpeshta shfaqet apo pengon organet e frymëmarrjes dhe lëkurën. Simptomat më të shpeshta janë hunda e bllokuar apo sekretimi i shtuar nga hunda, teshtitja e shtuar, pesë deri dhjetë herë rresht, djegie dhe skuqje në fytyrë dhe sy.

Kontakti i drejtpërdrejtë i lëkurës me polenin shkakton ndryshime në të. Në një pjesë të lëkurës shfaqen ënjtje të vogla, por edhe të mëdha, të cilat djegin në prekje. Nëse jeni person që vuani nga astma alergjike, gjatë kontaktit mund të sulmoheni me ngufatje. Kontaktin mund ta shkaktojë qëndrimi në natyrë, puna në kopsht apo prerja e barit.

Për personat të cilët dyshojnë se mund të ngulfaten si pasojë e alergjisë në polen, më së miri do të ishte ta kryenin testin tek alerkologu. Testi nuk shkakton kurrfarë dhembjeje dhe mund ta kryejnë edhe fëmijët. Nëse testi është pozitiv, duhet ta kontrolloni përqendrimin e proteinave në gjak (IgE), që janë përgjegjëse për shkaktimin e simptomave.

Ilaçi i vetëm, i cili mund ta nxisë reagimin e organizmit, është vaksina kundër alergjisë. Vaksinat janë në formë të kapsulës dhe mund të përdoren edhe në shtëpi, me kontroll të kohëpaskohshëm të mjekut. Pacientët të cilët për pesë vjet rresht e përdorin vaksinën kundër polenit kanë gjasa që brenda asaj periudhe kohore ta largojnë alergjinë./zhurnal/

/komuniteti