Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pacientja futet në anestezion, mjekët ‘zhduken’ nga reparti

03.10.2013 - Ndonëse kishte pritur nëntë muaj të lindë beben e saj të gjinisë mashkull, gruaja nga Lipjani këtë fundjavë ka përjetuar ankth të vërtetë gjatë lindjes së bebes në Klinikën e Gjinekologjisë. Edhe pse motra e pacientes punon pikërisht në Klinikën e Gjinekologjisë, të dielën rasti i pacientes G. Tasholli është komplikuar.

E gjitha, sipas burimeve të gazetës “Tribuna”, kishte filluar kur anesteziologu Muharrem Morina dhe dy gjinekologët Heroid Arifi dhe Jasmina Tolaj, ishin marrë vesh që të fillohej me anestezion dhe pas kësaj pacientja të operohej. Por, ndonëse i ishte dhënë anestezioni, mjekët Heroid Arifi dhe Jasmina Tolaj, siç njoftojnë burimet e gazetës, ishin ‘zhdukur’ diku.

Pacientja kishte mbetur mbi dy orë në sallë të operacionit me anestezion spinal, duke pritur mjekët, derisa në Klinikë të dielën ishte detyruar të vinte nga shtëpia drejtoresha e klinikës Myrvete Paçarada, e cila ka reaguar pasi ka parë pacienten duke pritur me anestezion.

Paçarada, siç mëson gazeta, është telefonuar nga një këshilltar i kabinetit të ministrit Ferid Agani se stafi mjekësor kanë lënë për dy orë rresht një paciente me anestezion në sallë dhe nuk po intervenonin./Tribuna/

******* Shqipjaa ******* ** (12 vite më parë)
është per tu ardh keq,,,,allahu i denoft inshalla masi skem shtet qeshtu lujn me jeten ton si nje asgje hiq.
Nora Aliu (12 vite më parë)
valla u met mej than spital igjinekologjis masi po shkojm qaty e spo kem ku tjeter se aty krejt stafi jan si em kan pacienta te psikatris se jo dr e infermjer valla per gjynah ne grat qe po shkojm ne kit spital zoti i vraft qa jan tu be e di edhe vet s akam hjek aty o zot o zot ma mir me lind te shpija se me shku qaty valla iri jam tu e prit kur kam me shku heren tjeter me lind se e di si ja a e tash me ka hy friga se jam ka du me mbet shtatzan po mendja pom shkon vetem te ato dit ne spital sa ka hjek shpirti jem e din e me shku ne spital privat po thojn me ba me u keqsu gjendja tani as kta te kti spitalit smarrin en dor/////////// a dini a ka pshtu kjo gruja edhe bebushi
Teuta Kf (12 vite më parë)
Kukuku naa kallen krejt bre zoti i vrafte ani ajo drejtoresha u met mi thon drejtoresh po qfar ajo ma e zez oshht..
(12 vite më parë)
Me te veret njerz te smut jan ne spitalin egjinekoligjis se une vet jam kan kur kam pas abortin edh hiq sjan sjell mire Allahu i shkatrofte
Nisa Nissa (12 vite më parë)
Shume e tmershme kjo, mirepo gati se u mesuam me ngjarje te tilla sepse jane bere te perditshme, na qmenden, po kemi frike me na ofru ditet e lindjes nga keto ngjarjeee. Eeeh shteti, ska bre shtett ktu, krejt shtetin e kane ndore qita njerez, kta skane frike as nga zoti, te dy i njohe si dr heroidin si jasminen, Jasmines i ka hije me nejt urt.....Allahu i denoft!
Vassa Gashi (12 vite më parë)
A jon more mire kta pasha zootin kta mjek sjon normaal ...
Arta Hoxha (12 vite më parë)
Me vjen mire qe paska dal ne media, por tani eshte rradha e institucioneve te ndermarrin dicka... se nuk eshte rasti i vetem. Sikurse para ca kohe qe ishte rasti i zonjes Salie Gajtani te cilin e kemi ne portal dhe ende nuk u morren masa ndaj atyre mjekve.
Ammy . (12 vite më parë)
e tmerrshme , per te ardhur keq si ka degjeneruar shoqeria shqiptare ,ska me ndjenja dhe as pergjegjsi per ate qe bejn . ktyre u duhet hequr liqensa dhe te mos lejohen me ta ushtrojn punen e mjekut .

/komuniteti