Dita, cdo ditë, e një personi me autizëm është e mbushur me ankth, izolim e keqkuptim. Sjelljet dhe shprehjet nga më të thjeshtat për një njeri normal, shpesh duken pa asnjë kuptim ose të ndërlikuara për ata që vuajnë nga autizmi. Kjo vjen për shkak të dallimeve neurologjike midis një njeriu normal dhe një tjetri me autizëm, që do të thotë se ata kanë probleme në të folur e të kuptuar qoftë edhe konceptet më të thjeshta . Autizmi është një sëmundje jo e rrallë; 1 në çdo 150 fëmijë në Shtetet e Bashkuara preket prej saj.
Kohët e fundit, një grup shkencëtarësh britanikë dolën me një pajisje të re të quajtur “Transporter” ose Transportues pamjesh e figurash shprehëse që përmirësojnë jetën e fëmijëve me autizëm. Këta fëmijë të ulur përpara televizorit përqëndrohen në pamje multiplikative që dërgon pajisja dhe angazhohen në diskutim e marrin pjesë në tregim. Mbi pamjet prej kartoni vendosen fytyra njerëzish që shprehin ndjenja nga më të ndryshmet, gëzim, hidhërim, habi, turp në varësi me ngjarjet që tregohen. Një fëmijë normal duke i parë ato është në gjendje të përshkruajë e dallojë fytyrat e karaktereve.
Por një fëmijë me autizëm ka probleme në komunikimin e ndjenjave. Duke e mbajtur shikimin të shpërqëndruar ai shmang fytyrat e të tjerëve dhe nuk është në gjendje të lexojnë emocionet e tyre. Pamjet e transmetuar nëpërmjet Transportuesit i nxisin fëmijët me autizëm pikërisht që të përqëndrohen. Eksperimenti me këtë pajisje u krye nga një grup shkencëtarësh në universitetin e Kembrixhit në Angli.
Drejtuesi i grupit, doktor Simon Baron-Kohen thotë se nëpërmjet shoqatave bamirëse rreth 40 mijë aparate të tilla iu dhanë familjeve që kanë fëmijë me autizëm dhe sipas të dhënave, gjendja e këtyre fëmijëve është përmirësuar ndjeshëm.

