Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pakistan, gruaja lind gjashtënjakë

04.02.2014 - Një grua në Pakistan ka lindur gjashtënjakë. Gruaja lindi katër djem dhe dy vajza në një klinikë në Banu, rajoni Khyber Pakhtunkhua.

Mjekët thanë se gjashtë fëmijët dhe nëna e tyre, emri i së cilës nuk është publikuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse janë dërguar për kontroll në spitalin ushtarak në Banu për mbikëqyrje.

Në fillim të këtij muaji një grua lindi katërnjakë në Punjab, Indi. Në tetor 2013 një 35-vjeçare lindi pesënjakë, tre vajza dhe dy djem në Peshauar./albeu/

/komuniteti