Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pasi ta shihni këtë foto, gjithmonë do t’i lidhni fëmijët në ‘maksikozë’

17.05.2019 - Një nënë nga Pensilvania postoi një foto të makinës së saj Honda CRV në gjendje të tmerrshme pas aksidentit që pati në fillim të kësaj jave së bashku me dy djemtë e saj të vegjël, transmeton Gazeta Shneta.

“Unë nuk jam njeri që postoj ndonjë gjë shumë të rëndë apo personale në Facebook, por djema … Kjo është arsyeja që ju duhet t’i lidhni fëmijët tuaj në vendet e tyre të makinave saktësisht çdo herë.” shkruante ajo në postimin e saj në rrejtin social.

Ajo thotë që edhe nëse fëmijët refuzojnë ta bëjnë këtë ju duhet që t’i vendosni në karriget e tyre për shkak të sigurisë.

“Ne u ndalëm për të blerë qumësht gjatë rrugës për në shtëpi duke u kthyer nga çerdhja, ishim disa minuta larg shtëpisë. Një makinë tjetër u përplas me ne.

Ju kurrë nuk mendoni se kjo mund t’ju ndodhë. Djemtë e mi shpëtuan pa asnjë një gërvishtje, por ndihmësit më thanë se mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kisha shpenzuar 2 minuta për t’u siguruar që ata ishin në ulëset e tyre në mënyrë korrekte.

Unë jam mirë poashtu edhe fëmijët e mi janë mirë, çdo gjë tjetër mund të zëvendësohet. Falënderime Perëndisë që na ka mbajtur të sigurt.” thuhet më tutje në postimin e kësaj nëne.

Burimi: gazetashneta

/komuniteti