Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pasojat e pagjumësisë tek fëmijët

01.06.2011 - Pasojat e gjumit jo të mirë tek foshnjat janë të shumta. Fëmijët që si foshnje nuk kanë patur gjumë të mirë, më vonë bëhen më agresivë dhe trefish më shumë anojnë nga sjellja e keqe.

Vogëlushët lodhen më shpejtë dhe nuk kanë koncentrim të mirë. Ditën do të duhej të flinin.

Pagjumësia, në të vërtetë, shkakton disponim jo të mirë tek fëmijët dhe tek prindërit, ndërsa vogëlushët që vuajnë nga pagjumësia kanë konflikte më shpesh me nënën.

Shmangja e kësaj shprehie të keqe është e mundur, pohojnë ekspertët. Nëse foshnja qan, lëreni, dhe pas dy-tre netësh spontanisht do ndalojë. Kjo sjellje, gjithsesi, nuk është e thjeshtë sepse prindërit mendojnë që foshnja qan me orë të tëra. Natyrisht që kjo ndjenjë është subjektive sepse pas gjysëm ore të qarash, ajo do të qetësohet.

Disa ekspertë mendojnë që ky problem shfaqet në mes të muajit të gjashtë dhe tetëmbëdhjetë, si pasojë e frikës nga ndarja. Zgjedhje mund të jetë edhe nëse njëri nga prindërit qëndron pranë krevatit dhe në errësirë pëshpërit fjalë përkëdhelëse. Ai ndoshta nuk do të kuptojë se çfarë po i flitet, por do të njohë me siguri të plotë zërin miklues i cili do ta dërgojë në mbretërinë e ëndërrave./bebaime/

/komuniteti