Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Përgatisni shkollën për fëmijën tuaj Asperger

02.12.2014 - Mësuesit mund të jenë aleatë shumë të mirë për të ndihmuar në sigurinë dhe suksesin e fëmijës suaj Asperger në shkollë, por ju duhet të siguroheni që ata kanë të gjithë informacionin e nevojshëm për ta bërë këtë. Jepuni mësuesve këto sugjerime për t’i informuar ata rreth fëmijës suaj.

Pesë gjëra që mësuesit duhet të dinë:

1. Fëmija im ka nevojë për strukturë dhe rutinë që të funksionojë. Ju lutemi ta bëni ditën sa më të parashikueshme për të.

2. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim në rutinën e klasës së fëmijës sim, ju lutemi të na njoftoni sa më përpara të jetë e mundur në mënyrë që të përkushtohemi për ta përgatitur atë.

3. Vështirësitë e fëmijës sim me normat sociale, komunikimin joverbal, të shprehurin metaforik dhe kontaktin me sy janë pjesë e zhvillimit të tij neurologjik. Ai nuk është i pasjellshëm apo i parespektueshëm.

4. Fëmija im është një individ, jo një diagnozë; ju lutemi të jeni vigjilent dhe i kuptueshëm në gjërat që e bëjnë atë të veçantë.

5. Ju lutemi të qëndrojmë në një komunikim të hapur midis shkollës dhe familjes sonë. Fëmija im ka nevojë që të gjithë të rriturit në jetën e tij të punojnë bashkë.

Burimi: Albania ABA (www.albaniaaba.org)

/komuniteti