07.04.2015 - Për sa i përket formulës Aptamil, që tregtohet në Shqipëri nga kompania Life Care Nannys sh.p.k, dëshirojmë t’ju sigurojmë se ofrojmë produkte me siguri dhe cilësi shumë të lartë që nga viti 2007 e deri sot.
Në lidhje me problemin e produktit të Kosovës, nga analizat e para të kryera në laboratorët e Nutricia Export, në Holandë, rezultoi se formula nuk kishte asnjë problem.
Javën që vjen do t’ju njoftojmë sërish sapo të kemi rezultatet edhe nga autoritetet kosovare.
Na vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar pa pasur në fakt asnje lloj problemi me produktin.
Për cdo sqarim të mëtejshëm ju lutemi të kontaktoni me ne në numrin e telefonit 042 450522.
Me respekt dhe vlerësim për cdo prind shqiptar,
Life Care Nannys sh.p.k
Përfaqësues ekskluziv për produktet
Nutricia dhe Milupa në Shqipëri

