Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pielonfriti - Infeksion pas lindjes

03.11.2014 - Pas lindjes mund të shfaqet pielonefriti, që ka shkak ngjitjen e bakterieve nga vezika.

Infeksioni mund të fillojë si bakteriuri asimptomatike gjatë shtatzënisë dhe ndonjëherë lidhjet me kateterizimet e vezikës urinare të parealizuara për të eliminuar ensionimin vezikal gjatë dhe pas lindjes.

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje mesi, gjendje e përgjithshme jo e mirë, konstipacion dhe strangiuri. Trajtimi bëhet nëpërmjet administrimit të cefazolinës 1 g në ditë, çdo 8 orë, endovene deri 48 orë pas rënies së temperaturës. Duhet të bëhen provat e sensibilitetit (antibiograma) dhe trajtim i zgjatur, mbajtës që duhet të vazhdojë për 2 javë pas largimit të shenjave. Këshillohet përdorimi i sasive të bollshme likidesh, për të ruajtur funksionin renal të mirë. Në distancë prej 6-8të javë paslindjes, duhet të përsëritet urokultura për të verifikuar shërimin.

Urografia duhet marrë në konsideratë tek çdo paciente me pielonefrit gjatë dhe pas shtatzënisë, për të kërkuar gurë renal ose anomali kongenitale.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti