Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pilulat kontraceptive dhe ushqimi

Pilulat kontraceptive ndryshojne kerkesat ushqimore te organizmit te nje gruaje qe i perdor. Perdorimi i tyre mund te coje ne efekte negative dhe nderlikime.

Mjeket keshillojne qe keto pilula te shoqerohen me nje konsumim me te madh te vitamins C, B2 (riboflavina), B12 dhe vecanerisht B6 (pyridoksine) dhe acid folik.

Me te ndjeshme ndaj efekteve negative apo nderlikimeve qe mund te rrjedhin si pasoje e perdorimit te pilulave contraceptive jane grate te cilat kane nje diete te varfer ushqimore, qe kane kaluar nje semundje te rende, ato qe kane pesuar nje nderhyrje kirurgjikale, ato qe sapo kane lindur dhe te gjitha grate te cilat kane perdorur, per nje perjudhe kohore afro dy ose tre vjete rradhazi, kontraceptiv me pare me sasi mesatare esterogjeni.

Gjate muajve te pare te perdorimit te pilules kontraceptive, mjeket keshillojne gjithnje kryerjen e nje kontrolli fizik dhe nje ekzaminimi me ane te analizave te gjakut. Kjo, sipas tyre, eshte e domosdoshme sepse jane pikerishte muajt e pare ato qe shoqerohen me shqetesimet dhe problemet me te shumta shendetesore qe kjo metode kontarceptive sjell.

Studiuesit theksojne se pilula mund te demtoje metabolizmin e karbohidrateve duke shkaktuar shtimin ne peshe ose rritjen e nivelit te insulines e glukozes ne gjak. Ata shtojne se keto ndryshime jane shume me te pakta dhe gati te paperfillshme ne rastete kur pilulat merren me doza te vogla dhe te kufizuara. Ajo qe keshillohet nga specialistet e shendetit eshte qe gjate perdorimit te ketyre pilulave te perdoret nje diete ushqimore e balancuar. Tre jane sygjerimet kryesore per ju qe keni vendosur te perdorni kete metode kontraceptive:

1. Duhet te konsumoni ushqime te dobishme, vecanerisht ato qe permbajne karbohidrate komplekse.

2. Reduktoni marrjen e sheqernave.

3. Perdorni sa me shume vitamina, vecanerisht acidin folik, vitaminen C, B kompleks. Por duhet treguar kujdes me sasine e tyre sepse sipas mjekeve eshte e ndaluar te konsumohet me shume se 25-50 miligram vitamine B6 ne dite dhe me pak se 100 miligram vitamine C ne dite.

Keto keshilla duhen ndjekur me shume rigorozitet, vecanerisht ne ato raste kur deshironi te mbeteni shtatezane pas nderprerjes se pilulave kontraceptive. Sipas studimeve te bera, shumica e grave qe kane mbetur shtatezane gjate 4 muajve te pare pas nderprejses se pilulave kontraceptive, kane rezultuar me nje mangesi te theksuar te sasise se vitamines B6 dhe acidit folik./infoalbania/

/komuniteti