Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Plakja është trashëguese, gjenet e nënës nën ‘akuzë’

20.04.22015 - Presdispozitat për tu plakur më shumë apo më pak janë trashgimi nga nëna. Plakja është në fakt shuma e mutacioneve që ndodhin në nivel qelizor, por në veçanti ndikimi i ADN-së nga Mitochondria ("bateri" që prodhon energji që u duhet qelizave për të punuar si duhet): ADN e cila është e kaluar ekskluzivisht nga nëna tek fëmijët.

Tani, hulumtuesit nga Instituti suedez Karolinska dhe ai gjerman, kanë zbuluar që disa gjene të nënave janë të trashëguara te fëmijët. Besimi i vjetër që ne duhet t’i hedhim një sy nënës përpara se të kuptuar sesi do të plaket e bija, nuk është i gabuar.

Mutacionet- Stili i jetës luan një rol të rëndësishëm në plakjen e njeriut, kujtojnë studiuesit, stresi i lartë, pirja e duhanit, alkoolit dhe dietat e varfër shkaktojnë mutacione që çojnë në plakjen e parakohshme. Por me sa duket "pika e nisjes" është po aq e rëndësishme. "Nëse ne trashëgojmë nga ADN amtare gjene të dëmtuara atëherë gjasat janë më të mëdha që të plakemi më shpejt. Prandaj është e rëndësishme për të zvogëluar numrin e mutacioneve".

Si? Mutacionet që kanë kaluar nga brezi në brez, atëherë duhet të ndryshoni apo përmirësoni një mënyrë jetese të shëndetshme, duke reduktuar këto ndryshime gjenetike mund të bëni mirë jo vetëm për vetveten apo trupin tuaj, por edhe për fëmijët tuaj. Për më tepër, studimi sugjeron se ndërhyrjet terapeutike që ndryshojnë funksionin mitokondriale mund të ndikojnë në rrjedhjen e plakjes për mirë.

Burimi: revistaflatra.com

/komuniteti