Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Portali bebaime.com mysafir në emisionin “Familja ime”

23.01.2015 - Këtë të shtunë në televizionin Klan Kosova në emisionin “Familja ime”, i cili emision nis në ora 10:50 do të flitet për Informimin nga interneti.

Aty ndër të tjera do të flitet se sa janë të besueshme portalet vendore për edukimin familjar. Cili është interesimi i prindërve për këto portale. Sa kanë ndikuar këto portale informative pozitivisht në njohuritë e përgjithshme rreth zhvillimit dhe rritjes së fëmijëve.

Mysafir i këtij emisioni do të jetë edhe portali më i madh informativ shtatzëna dhe prindër, www.bebaime.com, portal ky që informon dhe këshillon në mënyrën sa më të drejtë dhe efikase, gratë shtatëzëna, nënat, prindërit dhe rreth fëmijëve në përgjithësi.

Ju ftojmë të na ndiqni të shtunën në “Klan Kosova”, duke filluar nga ora 10:50.

bebaime.com

Antigona Kolgeci (11 vite më parë)
Per nje portal si ky eshte pak vetem nje emision,duhet te jete me shpesh ne media ngase jo te gjithe femrat kane qasje ne internt.Eshte nje numer i madhe i atyre qe kane mungese te informatave bazike mbi kujdesin e femijes dhe edukimin familiar,prandaj promovimi eshte shume i nevojshem. Per mua,ky portal ka qene udhezuesi me i mire i nje shtatezanie te shendeteshme e po vazhdon edhe tani pasi lindjes qe nente muaj ku une cdo dite i qasem e gjej pergjegje per cdo pyetje,per cdo shqetesim qe kam si nje nene e re,pastaj me shuan dhe kurreshtjen time per shume gjera te cilat askush me mire nuk din te tregoj e udhezoj.As vizitat tek mjeku nuk kane qene me efektive..! Prandaj e them vazhdimisht kudo qe po mos te ishte ky portal nuk di a do isha e pregatitur nga ana psikologjike aq mire qe do behem nene, qe te marr gjerat aq lehte dhe kendshem. Edhe tani qe nente muaj me foshnjen time cdo gje qe e praktikoj eshte fale jush. Ju faleminderit deri ne pafundesii qe keni menduar per gjithcka rreth edukimit familiar.
Meri H. (11 vite më parë)
E kemi ndjek emisionin ...shume emision i mire..nuk ka pas shume te ketij karakteri neper TV tona. Me erdh mire qe portali u prezantu prej nji mashkulli e jo femre,,,se zakonisht meshkujt po i lajne anash per gjithqka qka ka te baj rreth femijve ( perjashto financat ). Suksese portali bebaime.

/komuniteti