Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindër, ndihmoni fëmijët të zhvillojnë talentin

29.12.2014- Në rritje e sipër, fëmija juaj që nga i porsalinduri në një foshnje interaktive në moshën 6 muajsh, ai do të fillojë t`ju shfaq shenjat kur diçka e mërzit apo e shqetëson.

Fytyra e tij ndriçon kur ju hyni në dhomë, apo ai trishtohet kur dikush i merr lodrën e preferuar. Dhe mund ta vëreni që ai aq shpejt e ndërron qëndrim nga gëzimi në vajtim, me shpejt se koha kur i jepni cucllën qetësuese.

Ky ndryshim tek foshnjat ndodh për shkak të lëvores së tij të trurit, e cila kontrollon reagimet automatike e që ende nuk është në funksion. Me zhvillimin e lëvores së trurit gjatë viteve, fëmija do të jetë në gjendje të kontrollojë më mirë sjelljet dhe qëndrimin e tij.

Njerëz të lumtur janë ata të cilët i kanë përsosur aftësitë e tyre. Për shembull, kur foshnja juaj fillon të mësojë për të futur lugën në gojë apo kur bën hapat e para pa ndihmën e askujt, atëherë ajo mëson nga gabimet e saj, mëson për këmbënguljen dhe disiplinën dhe pastaj ajo përjeton kënaqësinë e suksesit në bazë të këto arritjeve. Mësohet të komplimentohet nga të tjerët për këto arritje. Më e rëndësishmja, është se ai zbulon se si të ketë kontroll mbi jetën e tij: Nëse provon diçka, ai edhe mund ta arrijë atë.

Hulumtimet tregojnë që kjo ndjenjë e kontrollit është faktor i rëndësishëm për të arritur lumturinë kur të rriten. Sikurse të rriturit, edhe fëmijët duhet të ndjekin interesat e tyre, përndryshe nuk do të përjetojnë kënaqësi në sukseset e tyre.

/komuniteti