Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Printoni fetusin e fëmijës tuaj në formatin 3D

22.01.2014 - Kanë ikur ditët e errëta, kur fëmijët shikoheshin në ekografi bardh e zi dhe ju tundnit kokën dhe thoshit se duket shumë bukur, kur në fakt duhej ta adhuronit.

Tani ekografitë 4D ju ofrojnë fotografi me cilësi shumë të mirë të fetusit të pa lindur. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për njerëzit, kështu që “Bebet 3D” kanë mundur të kthejnë një ekografi 4D në një model të vërtetë, duke përdorur printimet 3D.

Modeli plastik i fetusit, që është akoma duke u formuar do t’ju dërgohet në shtëpi në një kuti me konture të mëndafshta. Si të mos mjaftojë, faqja e internetit thotë “Imagjinoni të mbani në krahë fëmijën tuaj, përpara se të lindë”. Kjo do ta bëjë realitet përpara kohe. Por ka edhe më keq. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i ndarë emocionet tuaja me miqtë dhe familjen.

Është neglizhencë nga ana e kompanisë të mos thotë se miqtë tuaj do të çuditen kur ju të shkoni me një fetus 3D në karrocë. Në fakt do të jetë shumë për të qeshur. Çfarë do të bëni me të, kur të lindë fëmija juaj? Mund të shërbejë si tregues i kohërave kur edhe pse ju kishit një fëmijë, flinit gjumë natën. Ose mund ta përdorni si zbukurim për shtëpinë. Ka shumë mënyra. Por cila është kostoja e kësaj? Vetëm 250 dollarë, para të cilat mund t’i kishit shpenzuar me rroba ose lodra për fëmijën./albeu/

/komuniteti