Te gjitha eksperiencat negative ne jete, ndikojne mbi organizmin tone duke lene mbi te gjurme te cilat pasqyrohen gjate viteve dhe jo rralle here shfaqen edhe ne formen e problemeve shendetesore te ndryshme.
Ne qofte se ju merrni fryme keq ne moshe madhore, kjo do te thote qe ju keni pasur disa veshtiresi gjate femijerise suaj.
Eshte kjo cfare kane provuar studimet e Universitetit “ San Raffaele” ne Milano dhe ato te Keshillit Kombetar te Kerkimit. Sipas tyre kur femijet perjetojne veshtiresi sociale, emocionale dhe fizike, si pervojat e ndarjes se prinderve, vdekja e nje njeriu te aferm, veshtiresi ekonomike, etj ka gjasa qe ne organizmine tyre te shkaktohet nje shumezim, rritje e sinjaleve gjenetike qe drejtojne pergjigjet tona fiziologjike
Hulumtuesit kane treguar se reagimiet e ekzagjeruara te frymemarrjes i atribuohen nje rritjeje te vecante te sinjaleve gjenetike. Kerkuesit shpjegojne se si njerezit, ashtu edhe minjte reflektojne reagime te theksuar te frymemarrjes duke kryer nje hyperventilim ne organizmin e tyre sa here qe ndeshen me nje situate stresante dhe problematike. Ata theksojne si shume te rendesishme moshen ne te cilen nje individ ndikohet negativishte nga pervojat e mjedisit perreth: Nese ekspozimi ndodh gjate femijerise, procesi i frymemarrjes demtohet dhe ky demtim mbetet i qendrueshem te pakten ne pjesen e pare te moshes se rritur.
Nje nga demostruesit me te mire te ketij fenomeni jane ataket e panikut. Ky tipar psikobiologjik eshte i lidhur jo vetem me procesin e frymemarrjes, por edhe me mireqenien mendore. Deshmite e reja te mbledhura nga studiuesit tregojne se si ky mekanizem i ekzagjeruar i pergjigjies me ane te frymemarrjes, eshte nje bashkeveprim i vertete qe ndodh mes trashegimise gjenetike te individeve dhe pervojave aktuale te mjedisit ./infoalbania/

