23.10.2013 - Një proteinë e qumështit të nënës mund të jetë çelësi për të mbrojtur të sapolindurit nga nënat sieropozitive që të preken nga virusi HIV gjatë ushqimit me gji.
Identifikimi për herë të parë i substancës, një llojë mburoje që mbron të miturit nga mundësia për t’u infektuar nga nënat, është bërë nga një studim i Duke University Medical Center, në Shtetet e Bashkuara, publikuar në revistën “Pnas”.
Proteina, e cila quhet Tenascin-c ose TNC, ka qenë e njohur për rolin e saj në mjekimin e plagëve, por deri më sot asnjë studim nuk e kishte konstatuar tek ajo aftësinë kundër mikrobeve.
Tani, zbulimi i shkencëtarëve amerikanë mund të çojë në strategji të reja për parandalimin e infeksionit nga virusi HIV./tch/

