Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse femrat shqiptare kthejnë virgjërinë!

03.05.2012 - Në Tiranë, rreth 3 femra në ditë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për të kthyer sërish virgjërinë. Shifrat vijnë nga një artikull i Woman News Network, ku thuhet se referuar mjekëve në klinika gjinekologjike, kryesisht në Tiranë, ky është një operacion i cili zgjat vetëm 20 minuta, kushton 200 euro, dhe bëhet me anestezi lokale.

Këto femra zakonisht i përkasin moshës 18 dhe 30 vjeç, shkruhet në artikull. Këto femra kanë vendosur të lënë pas jetën e tyre seksuale, ndërsa kanë vendosur ta prezantojnë veten si të re, si virgjëreshë përpara njeriut që kanë zgjedhur për tu martuar.

Operacionet kryhen në fshehtësi, pasi rregullat nuk lejojnë kryerjen e një operacioni të tillë.

Sipas gjinekologëve në Tiranë ky është një fenomen në rritje në 20 vitet e fundit. Ekspertët mendojnë se shkak për këtë është emigracioni i lartë i meshkujve shqiptare në Evropën Perëndimore.

Shumë burra shqiptarë që emigrojnë shikojnë për gra në vendin e tyre të lindjes. Ata shpesh mbajnë lidhje të gjatë në distancë. Virgjëria femërore kuptohet si sinonim i besnikërisë dhe besimit dhe si një shenjë e mirë për marrëdhëniet në distancë, që gjithsesi janë të vështira.

“Kjo nuk është vetëm për shkak të emigrimit të meshkujve.”- thotë një gjinekologe nga Tirana, duke shtuar se; “Kjo është e lidhur me mentalitetin e rrënjosur të shqiptarëve. Liria seksuale e mashkullit është e pranuar, ndërsa liria seksuale e femrës kthehet në një disavantazh në momentin që ajo vendos të martohet.”

Këto operacione në kartelat e doktorëve shënohen si një kontroll i zakonshëm (Check- Up).

Rubena Moisiu, drejtuese e materniteti Koço Gllozheni në Tiranë, thotë se ky është një fenomen shumë kompleks,,që nuk ka të bëjë vetëm me vajzat që vijnë nga zonat rurale.

“Shumica e operacioneve zhvillohet në Tiranë dhe në qendrat kryesore urbane të vendit, “shton Moisiu.

Fenomeni shkon edhe më tej kur; ”Disa gra vijnë në klinikë të shoqëruar nga partnerët e tyre, të cilët dëshirojnë të verifikojnë virgjërinë e grave të tyre të reja, nëse gjatë aktit të parë nuk ka patur hemoragji. Kjo ndodh në 38 për qind të rasteve “, thotë një gjinekologe e cila ka preferuar të mbetet anonim.

Gjinekologia shton më tej se këto vajza janë të dëshpëruara, por gjithsesi sipas saj nuk është faji i tyre, është faji i meshkujve të cilët kanë një mentalitet patriarkal, të prapambetur.

Gjithsesi, gjinekologia shpjegon se, ky është një operacion jo pa probleme, pasi mund të merren infeksione.

“Gjatë aktit seksual, hemorragjia mund të jetë më e madhe se normalja, dhe në raste ekstreme, kjo mund të çojë edhe në vdekjen e gruas, “- shpjegon gjinekologia./lexoshqip/

/komuniteti