Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse na dhëmb koka kur hamë akullore?!

09.06.2014 - Shpesh parashtrojmë pyetjen se pse kemi dhimbje koke kur konsumojmë akullore. Përgjigjen tashmë na i jep një grup studiuesish amerikanë, të cilët thonë se shkaku i kësaj dukurie gjendet në zgjerimin e shpejtë të arterieve cerebrale.

Bëhet fjalë për enë gjaku këto që përshkojnë pjesë të trurit, shkaktuar nga lëngje të ftohta. Kërkuesit vlerësojnë se ky proces është në fakt një mekanizëm mbrojtës i trurit, i cili shoqërohet më pas duke rritur fluksin e gjakut të ngrohtë.

E thënë më thjeshtë, për shkak se kafka është si një enë e mbyllur, një rritje e shpejtë e vëllimit të gjakut në qarkullim, shkakton dhimbje koke. Sipas studiuesve, këto luhatje në arteriet e trurit shfaqen kur hamë akullore./albeu/

/komuniteti