23.03.2015 - Ekspertët kanë identifikuar arsye të ndryshme rreth asaj se përse dhuna në familje nuk raportohet sa duhet, përfshi edhe një kulturë që e konsideron dhunën në familje si “problem të brendshëm”, familje të gjera për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve joformale, hezitimi i dhe i policisë për të ndërhyrë në mosmarrëveshje private si dhe frikën e grave për sjelljen e “turpit” për veten dhe familjen e saj.
Gratë që raportojnë dhunën gjithashtu rrezikojnë të dëbohen nga shtëpitë e tyre, dhe t’u merren fëmijët nga anëtarët e familjes, apo me hakmarrje nga autorët e krimit.
Gra të tjera nuk e dinijë se po jetonin në situata të pavolitshme apo se ka edhe alternativa të tjera në dispozicion.
Një gjinekolog kujton një paciente që e ka operuar;
“Ajo kishte placentën e shkëputur (placenta: shtrati i foshnjës në bark të nënës), dhe kur e pyeta për mavijoset në fytyrë, ajo më tha se i kishte rënë ngrohësi i ujit në fytyrë teksa po i ndihmonte të shoqit. Me fillim dyshova se ishte sulmuar nga dikush”

