05.09.2013 - Ushqimi organik ka qenë opsioni i vetëm i njerëzve për mijëra vite, por me zhvillimet industriale ka ndryshuar edhe ushqimi. Në kohët e sodit ku ushqimi përmban shumë pesticide, herbicide, dhe ushqime gjenetikisht të modifikuara, ushqimi organik është opsioni më i mirë dhe më i sigurt.
Ushqimet e modifikuara gjenetikisht shkaktojnë shumë probleme shëndetësore si dëmtimin e zorrëve, alergjitë, kancerin e mëlçisë, tumore si dhe vdekjen e shumë kafshëve të cilat i shfrytëzojnë për eksperimente prandaj konsumi i ushqimor organik të mbron dhe nuk shkakton dëme anësore.
Ushqimi organik sidomos preferohet tek fëmijët sepse ata janë më të ndjeshëm në toksina. Gjithashtu hulumtimet tregojnë se nëse nuk konsumoni fruta dhe perime organike por i konsumoni ato me përqindje të lartë të pesticideve dhe materieve tjera të dëmshme, farat të cilat janë në ato fruta apo perime vazhdojnë prodhimin e pesticideve edhe brenda organizimit tuaj.
Toksinat që ndodhen në ushqime joorganike shkaktojnë dëme të mëdha tek truri i njeriut, i dëmton qelizat nervore.
Studim pas studimi dhe organizata të pavarura në vazhdimësi tregojnë se ushqimi organik është me më shumë vlera të larta ushqyese sesa ushqimi tradicional. Studimet tregojnë se ushqimi organik përmban sasi të lartë të vitaminës C, antioksidant, minerale, hekur, krom, magnez./FermaIme/

