24.06.2013 - “Amici dei Bambini”, projekt që po zbatohet në 38 qendra të punës sociale, në Kosovë, në esencë ka përkrahjen dhe mbrojtjen e fëmijëve në vështirësi dhe gjetjen e mundësive që femijët e mbetur pa përkujdesje familjare të rriten në ambiente familjare.
Një ndër programet më komplekse që zhvillohen në kuadër të Qendrës së Punës Sociale në Ferizaj është edhe programi i “Strehimit familjar”. Pak dirë më parë, me qëllim të forcimit të shërbimeve për motive familjare, në favor të fëmijëve në bashkëpunim me QPS-në, ka nisur edhe fushata sensibilizuese e organizatës . “Amici dei bambini”, projekt që është duke u zbatuar në 38 qendra të punës sociale në Kosovë.
Në thelb, ky project ka përkrahjen dhe mbrojtjen e fëmijëve në vështirësi dhe gjetjen e mundësive që fëmijët e mbetur pa përkujdesje familjare të rritennë ambiente familjare. “Ende nuk kemi rezultate të drejtpërdrejta nga kjo fushatë, por ne në vazhdimësi në QPS kemi udhëhequr projekte të tilla, bile qendra jonë për një kohë të gjatë ka pasur më së shumti familje strehuese, nga qendrat tjera”, ka sqaruar Musli Baftiu, drejtor.
Numri I familjeve strehuese kishte qenë 8 kurse ditëve të fundit ky numër kishte rënë në pesë. Sipas Baftiut divorcet në rritje, krizat ekonomike si edhe dhuna Brenda familjes po përcillen me patologji të rënda sociale Brenda familjeve, andaj kërkesat për strehim familjar vijnë si një domosdo e kohës.
“Nëpërmjet strehimit, fëmija takohet me një familje e cila e mirëpret atë në shtëpinë e tyre dhe është e angazhuar për të siguruar një përgjigje adekuate për nevojat e tij emocionale, arsimore, mirëmbajtjen dhe edukim, lidhur të përgjithsh me historinë e tij personale dhe të familjes”, sqaron sociologu Baftiu.
Mirëpo jo çdo herë gjërat ecin ashtu siç duhet. “Një familjeje ia kemi marrë të drejtën sepse monitoruesit tanë kanë hetuar se ai kishte angazhuar fëmijën e strehuar në punë shtëpiake”, sqaron Baftiu derisa tregon kushtet e parapara me ligj për të drejtat e familjes që strehon por edhe të fëmijë që strehohen. Për çdo fëmijë që strehon familja strehuese merrte një kompensim deri 150 euro, të cilat janë të përcaktuara për nevoja të fëmijëve.
Strehimi familjar del të jetë një zgjidhje e mirë edhe shikuar nga këndvështrimi I mungesës së qendrave për strehim për njerëzit që mbesin pa strehë. “Në këtë aspect kemi problem të mëdha, sepse na mungojnë këto qendra strehuese, jo vetëm në Ferizaj, por në tërë rajonin e Ferizajt, shprehu brengën Baftiu. Ai po ashtu tregon se ka telashe të mëdha për strehimin e personave, meshkujve të cilët mbesin pa kulm mbi kokë dhe bëjnë jetë të vetmuar, sepse nuk ekzistojnë qendra të tilla./kohaditore/

