Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Qëndrimi mbi dy orë para ekranit, i dëmshëm për fëmijët

Fëmijët të cilët qëndrojnë më shumë se dy orë para televizorit dhe kompjuterit janë më pak aktivë dhe paraqesin probleme psikologjike.

Në një studim të organizuar nga shkencëtarët e Universitetit Bristol të Anglisë, morën pjesë më shumë se një mijë fëmijë të grupmoshave 10 dhe 11 vjeç. Ata iu përgjigjen pyetjeve se sa orë qëndrojnë para televizorit dhe kompjuterit.

Në këtë studim u përcaktua zhvillimi mendor i fëmijëve për sa i përket ndjenjave, sjelljes dhe marrëdhënieve të tyre me familjen dhe u mat aktiviteti fizik.

Sipas rezultateve të studimit, tek 60 për qind e fëmijëve të cilët kalojnë më shumë se dy orë para televizorit dhe kompjuterit, shfaqen probleme serioze psikologjike. Doktor Angie Pape në Universitetin Bristol pohoi se “kohëzgjatja e qëndrimit para ekranit është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me sjelljet negative të fëmijëve”.


gazetastart

/komuniteti