25.09.2013 - Sipas shkencëtarëve fëmijët gjatë stinën se vjeshtës duhet të dalin çdo ditë jashtë dhe të marrin rreze dielli. Dalja çdo ditë në diell bën të mundur ruajtjen e vitaminës D.
Megjithatë, pediatri Ulrih Fegeler ka theksuar se ekspozimi duhet që të jetë i matur dhe i rregullt, shkruan Zëri.
“Ekspozimi i rregullt, por i matur ndaj rrezeve të diellit, është burim i rëndësishëm i vitaminës D”, shpjegon Ulrih Fegeler nga Shoqata gjermane e pediatërve.
Mjafton që të kaloni jashtë vetëm 15 deri 20 minuta në ditë dhe, ndaj rrezeve të diellit, të ekspozoni vetëm duart dhe fytyrën - pa krem me faktor mbrojtës.
“Fëmijëve dhe të rinjve që dalin rrallë jashtë u kërcënohet rreziku i mungesës së vitaminës D, sidomos gjatë dimrit”, tërheqë vërejtjen Fegeler./albeu/

