11.02.2013 - Për arsye të pranisë së aflatoksinës M1, njërit prej helmeve më të rrezikshme dhe kancerogjene në artikuj ushqimorë në përgjithësi, Ministria e Bujqësisë e Kroacisë dha urdhër për tërheqje nga shitja të disa serive të qumështit Vindija dhe atij Dukat, që shitet edhe në tregun kosovar, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve, por pohojnë se nuk ka arsye për brengosje, sepse bëhet fjalë për shmangie minimale nga ato të parapara me dispozita.
Nga tregu kroat dhe regjet e tjera tërhiqet nga shitja qumështi afatgjatë Vindija me 2.8% yndyrë, në paketim prej 1 litri dhe me afat kadence deri më 3 korrik të këtij viti dhe një tjetër me kadencë nga 24 deri më 31 maj 2013. Ndërkaq, nga qumështit Dukat tërhiqet nga shitja qumështi afatgjatë me 2.8 për qind yndyrë, në paketim prej gjysmë litri dhe me datë kadence deri më 24 maj, si dhe ai njëlitërsh Lagano jutro, me 2.8% yndyrë dhe me afat skadence deri më 25 prill 2013.
Në përqendrim të shtuar të helmeve në mykun e qumështit dyshohet se ka ndikuar ushqimi i lopëve me misër të mykur, ndërsa alarmi ka arritur nga Bosnjë e Hercegovina.
Dukuria e paraqitjes së helmit aflatoksinë M1 është e re, por ajo është evidentuar në disa vende të rajonit gjatë muajve të fundit, shkruan e përditshmja zagrebase V. List, andaj ekipet veterinere do të shtojnë kontrollin edhe të ushqimit të lopëve që importohet nga vendet përreth, theksoi Ministria kroate e Bujqësisë/femina.al/

