Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Qumështi i nënës parandalon obezitetin tek fëmijët

Fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës janë një hap para në krahasim me fëmijët e tjerë për sa i përket zhvillimit.

Specialistja Dr. Yasemin Akarlar bën të ditur se gjatë 6 muajve të parë qumështi i nënës është i vetmi burim natyral, i cili plotëson të gjitha nevojat dhe kërkesat  e fëmijës. Dr. Akarlar pohoi se fëmijët e ushqyer me gji paraqesin një zhvillim më të avancuar të zgjuarsisë.

Një rritje e shëndetshme e fëmijëve arrihet vetëm me një ushqyerje të ekuilibruar dhe të mjaftueshme. Një ushqyerje e shëndetshme arrihet vetëm me qumështin e nënës gjatë 6 muajve të parë. Gjatë këtyre muajve, fëmija nuk ka nevojë për asnjë element tjetër ushqyes dhe qumështi i nënës është burimi më natyral i cili plotëson të gjitha nevojat e tij. Dhurata më e bukur që mund t’i bëjë një nënë fëmijës së saj padyshim që është ushqyerja me gji. Ushqimi shtesë asnjëherë nuk mund të zërë vendin e qumështit të gjirit.

“Qumështi i nënës është një mrekulli dhuruar fëmijëve. Asnjë burim tjetër ushqyes nuk përmban vlerat e tij ushqyese. Tek fëmijët e ushqyer me gji, obeziteti shfaqet më pak. Studimet e bëra kanë treguar se fëmijët e ushqyer me gji paraqesin një zgjuarsi dhe sukses akademik më të lartë se fëmijët e paushqyer me të. Përsëri këto fëmijë janë më social dhe të komunikueshëm”, shprehet dr. Akarlar duke pohuar se pavarësisht punimeve të bëra për prodhimin e ushqimit për fëmijë me ndihmën e teknologjisë më të fundit, asgjë nuk mund të zëvendësojë qumështin e gjirit.

Duke përmbajtur vlera të larta ushqyese, qumështi i nënës përshtatet lehtë me sistemin e ndjeshëm të fëmijëve. Në këtë mënyrë fëmija harxhon më pak energji për tretjen e ushqimit ndërsa pjesa tjetër e energjisë harxhohet për rritjen dhe zhvillimin e organeve të trupit. Krahas kësaj qumështi i gjirit përmban faktorë imunologjikë mbrojtës kundër infeksioneve.

"Me anë të rruazave të bardha që përmban është shumë i dobishëm në luftën kundër infeksioneve të fëmijës. Për këtë arsye tek fëmijët e ushqyer me gji shfaqen më pak shqetësime si diarre, infeksione të rrugëve respiratore, infeksionet e veshit dhe urinës" u shpreh dr. Akarlar.

Qumështi i nënës parandalon obezitetin. Ai mundëson ngopjen e fëmijës duke parandaluar marrjen e kileve të tepërta. Fëmijët e ushqyer me gji ngopen pas ushqyerjes./zhurnal/

/komuniteti