22.10.2012 - Një shkollën në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka futur programin e fituesit para mësimit, ka ardhur në përfundim se fëmijët që ecin vetëm 25 deri në 30 minuta në ditë, janë më aktivë në orët e mësimit dhe marrin nota më të mira.
Kur 207 fëmijë fizikisht joaktivë kanë filluar të ushtrojnë vetëm 40 minuta në ditë, ata kanë deklaruar se janë më pak të pikëlluar dhe kanë mendime më të mira për veten e tyre.
Propozimi i zyrtar për fëmijët, është 60 minuta aktivitet fizik në ditë, ndërsa ndarja në segmente më të shkurtra, mund të jetë mënyrë më e thjeshtë për familjet që kanë obligime të shumta. Ekspertët sugjerojnë që në programin e aktiviteteve të futet edhe aerobiku dhe atë në kuadër të shëtitjes së shpejtë së paku tre herë në javë, pastaj ushtrimet për forcimin e muskujve dhe eshtrave, siç janë gjimnastika dhe pompat. Po ashtu, ekspertët sugjerojnë që të përdoren shkallët, që vetura të parkohet sa më larg hyrjes në dyqane dhe shëtitja në distanca të shkurtra në vend të vozitjes me veturë.
Doktoresha Hansa Bargava sugjeron edhe kufizimin e shikimit të televizorit, sepse siç thotë ajo, ‘sa më shumë që familja juaj kalon para ekranit televiziv, të kompjuterit apo telefonit, shumë më pak do të ushtrojë”.
Bargava ka marrë si shembull djalin e saj i cili një ditë kishte gogësirë dhe kishte thënë se është i lodhur dhe pastaj kishte shkuar të kërcej në trampolinë. Disa minuta më vonë, ai është kthyer me buzëqeshje në fytyrë dhe kishte thënë se është i gatshëm të bëj detyrat e shtëpisë./zeri/

