Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Roli i acidit folik dhe hekurit në zhvillim të fetusit

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë ka treguar që marrja e suplementeve të acidit folik dhe hekurit në shtatzëni është i lidhur me zhvillimin më kualitativ të fëmijëve.

Të dhënat e mbledhura në Nepalin rural, sugjerojnë se si fëmijët e shtatzënave që morrën pjesë në program kanë patur rezultate më të mira në testet e inteligjencës, aftësive organizative dhe aftësive të mira motorike.

Hulumtuesit nga Univerziteti “Johns Hopkins”, shtojnë se fjala është për vërtetim të rëndësishëm për kujdes të përshtatshëm prenatal për të ardhmen e fëmijëve, sidomos në bashkësitë e varfëra me mungesën e zakonshme të hekurit.

Mediat shkruajnë, se si hekuri është qelësi kryesor për zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Mungesa e hekurit përfshin 2 miliard njerëz, tregojnë rezultatet e OBSH-së.

Vlerësohet se si në vendet në zhvillim, 50 % e shtatzënave dhe 40 % e fëmijëve parashkollorë janë anemikë.

/komuniteti