Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Rrezatimi i laptopëve dëmton spermën

16.05.2012 - Shkencëtarët kanë deklaruar se ekziston një rrezik nëse meshkujt përdorin laptopin mbi gjunjë. Sipas tyre rrezet WiFi mund të dëmtojnë spermën e mashkullit.

Një grup kërkuesish nga argjendin kanë vërejtur shenja tek 29 meshkuj të cilët kanë përdorur laptopin me lidhje interneti wireless dhe që kanë shkarkuar materiale në internet.

Pas 4 orë përdorim të laptopit në këtë formë është vërejtur se sperma ishte prekur nga rrezet e wirelesit.

Çereku i spermatozoideve nuk notonte më ndërsa është parë se 9% e AND-së së saj ishte e dëmtuar. Kërkime të ngjashme kanë vërejtur se dhe rrezatimi i telefonave krijon pafuqi të spermës.

Udhëheqësi i këtij kërkimi Conrado Avendano nga “Nascentis Medicina Reproductiva në Kordoba shprehet se fajtor për këtë janë rrezatimet elektromagnetike të prodhuara nga lidhja wireless.

“Të dhënat tona tregojnë se përdorimi i laptopit me lidhje wireless demtorn organet riprodhuese dhe mund të dëmtojë kualitetin e spermës” deklaroi ai./albeu/

lulezim (11 vite më parë)
un kam perdorur laptom pre nje kohe te gjat dhe kam frik mos kem probleme nuk kam vajtur ke mjeku dhe nese ka problem a ka sherim per kete smundje nga laptopi?

/komuniteti